Nga e hëna fillon manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

                   Nga nesër fillon manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren, Manifestimi që  në vete  bartë vulën e  njërit nga eventet më të rëndësishme për  74 shkollat e  komunës së Prizrenit. Ky manifestim  në vete bartë vulën e suksesit  të mijëra nxënësve që kanë  sprovuar dijet  në shumë lëmi. Padyshim ky event  ka pasur edhe  kontrubuesit e palodhur  të sajë . Pos , Komunës, DKA-së  ishin edhe:Nexhat Çoçaj, Shukri Çuni, Reshit Kushaj,Bekim Thaçi,Bedri Çeku,Berat Batiu dhe  shumë  mësimdhënës e drejtor shkollash.Manifestimi ka pasur  rëndësi primare në arritje  mësimore  në lëndët e Gjuhës  , Matematikës, Historisë,  Edukatës  Fizike  dhe  mbi të  gjitha  në rikujtimin e figurës së Kamandantit Remzi Ademaj, e duke përkujtuar komandantin është  rikujtuar edhe UÇK-ja. Roli i këtij mafiestimi ka pasur spektër  të gjërë arsimimi dhe rikujtimi të lavdisë kombëtare.

                Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, që organizohet në nderim të heroit të Kosovës, Remzi Ademaj.

Sipas njoftimit të drejtoreshës së Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, aktiviteti hapës do të mbahet të hënën, më 15 qershor 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.Manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” organizohet çdo vit për të kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e heroit Remzi Ademaj në shërbim të lirisë së Kosovës/QendraPress/