Nga Prizreni në Hagë e në Evropë pohon Patriot Krasniqi, njëri nga organizatorët e protestave paqësore.

Pas dënimit të padrejtë që iu bë çlirimtarëve në Hagë, ky verdikt I padrejtë shumë djemë atdhetar ka ngritur në këmbë për të oragnizuar protesta paqësore dhe për të treguar mospajtimin se nuk mund të pajtohen me këtë padrejtësi që iu bë atyre që e çliriuan Kosovën nga gjenocidi serbë , Njëri nga ata është edhe Patriot Krasniqi, nga Prizreni, me banim në Itali, ishte një nga pesë organizatorët e protestës së zhvilluar në Hagë në mbështetje të liderëve të UÇK-së. Ai vazhdon të jetë aktiv në protestat e diasporës shqiptare në qytete të ndryshme të Evropës. Pas protestës në Hagë, protesta të tjera janë paralajmëruar në Mynih, Nuremberg dhe Hannover, ndërsa vëmendja tash është te Italia, ku po përgatitet një protestë e madhe e diasporës shqiptare. “Ne duam drejtësi, duam liri për liderët e UÇK-së. Jetojmë në shtete demokratike dhe kemi besuar në drejtësi, jo në padrejtësi. Ajo që nisëm në Hagë do të vazhdojë në gjithë Evropën. Në Itali synojmë të organizojmë një protestë madhështore, një tubim që do të japë një mesazh të fuqishëm dhe do ta dëgjojë gjithë Evropa,” shprehet Patriot Kraniqi. Angazhimi i tij vazhdon me synimin për të mobilizuar diasporën shqiptare dhe për të përcjellë zërin e saj përmes protestave paqësore dhe demokratike. Nga Prizreni në Hagë, e nga Haga në gjithë Evropën – Patriot Kraniqi,thotë se zëri i diasporës do të vazhdojë të dëgjohet. Patriot Krasniqi, është një djalosh I ri i cili kohë më parë ishte edhe në garë për deputet ku arriti rezultat shumë të mirë, Ai bashkë me familjen e tij është i përkushtuar deri në maksimum për të çliruar çlimtarët, për të cilët fletë me admirim. Ai pohon se protesta nuk do të ndalohen deri ne lirimin çlirimtarëve.


