Nga sot, filloi realizmi i projekti madhor i DSHP -Rehabilitimii Efiçencës së Energjisë për 43 ndërtesa të ndryshme në Komunën e Prizrenit.

Sot, në AMF ‘’11 Marsi’ në Prizren në praninë e drejtorit të Shërbimeve Publike Islam Ukimeri,asaj të arsimit :Luljeta Veselaj Gutaj dhe të Shëndtësisë; Dr Sylejman Baxhaku dhe përfaqëueseve të Bashkësisë Evropiane, filloi projekti madhor i komunës së Prizrenit mbi 5 milion euro- Rehabilitimi i Efiçencës se Energjisë për ndërtesat e Komunës së Prizrenit. Ku pas hulumtimit janë përzgjedhur gjithsesej 43 ndërtesa si shkolla dhe Qendra shëndetësore dhe ndërtesa tjera komunale të ndryshme në Komunën e Prizrenit. Që do të rehebilitohen me renovime efiqente. Fillimisht sot, Dr Sylejman Baxhaku drejtor i Shëndetësisë tha se këtë projekt po e fillojmë këtu në AMF ‘’11 Marsi’’ e ku do të ketë renovime edhe në shumë qendra tjera edhe shkolla projekktit do të përfundojë për një vit kur tha ai.
Në mjediset e shkollës ‘’Ibrahim Fehmiu’’ drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj tha se ky është një projket që ka rëndësi rëndësi shumë të madhe për faktin se do të bëhen ,kushte shumë më të mira për nxënësit e komunës së Prizrenit ka janë përfshirë në këtë projekt dhjetëra godina shkollore pohon ajo.
Zëdhënësja Jona Hoxha, me këtë rast ka bërë një përmbledhje të këtij projeki madhor duke theksuar se ku është njëri nga projeketet më të mëdha të komunës sot, që po realizohet . Vonesa për dy vite është bërë për faktin se Kosova ka pasur sanksione dhe tashmë po e fillojmë këtë projekt me mbi 5 milion euro që janë kredi të lehta e ku do të përfitojnë 43 ndërtesa të ndryshme në komunën e Prizrenit si ;shkolla Qendra shëndetësore dhe të tejara. Ky projeket presim të kryehet për 365 ditë dhe përfitimet nga ky projekt janë shumë të mëdnha në interes të nxënësve dhe qytetrarëve.
Ky projekt i madh i komunës do të realizohet përmes drejtorisë së Shëbimeve Publike të komunës së Prizrenit./QendraPress/