Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren.

               Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e të ndjerës, kanë publikuar njoftimin mortor, ku shprehen të mërzitur për vdekjen e 24 vjeçares. “Me pikëllim te thelle ju njoftoje se nusja ime Elif ndroj jete Allahu e shpërbleftë me xhennet ate dhe beben do te na mungoje përgjithmonë”, shkroi një e afërme e saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha për Insajderin se viktima është një 24-vjeçare dhe se ishte shtatzënë. “Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.