Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që shfrytëzojnë më gjatë se një ditë parkingun pas Shtëpisë së Bardhë –

                        Rruga “Ankara” dhe parkingun përgjatë Rrugës “Nuredin Shala” t’i tërheqin automjetet në mënyrë vullnetare nga këto parkingje deri më datën 06 Korrik 2022, në të kundërtën organet kompetente do t’i tërheqin ato me mjete bartëse “merimangë” me ç’rast barrën e shpenzimit të transportit do ta bartin vet palët gjegjëse.

Kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim që t’i mundësohet bashkëatdhetarëve, që gjatë sezonit të verës, t’i shfrytëzojnë parkingjet në lokacionet në fjalë.

Ky njoftim vlen për periudhën kohore 06 Korrik 2022 deri më 31 gusht 2022.

Falënderojmë qytetarët e Komunës së Prizrenit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!