Opinion- Të shkruajmë dhe të flasim më shumë për bukuritë e këtij vendi/Shkruan;Qemal MEHMETI

               Sot, gjithëkund dhe të gjithë shkruajmë dhe flasim për ikjen e rinisë nga Kosova!

Shkruajmë dhe flasim për shkaqet e kësaj mortaje!

Shkruajmë dhe flasim zi e më zi për vendin dhe njerëzit tonë. Shkruajmë dhe flasim për vdekjen dhe varrosjen e shpresës.

Mendoj se kështu ne vetëm i kontribuojmë ikjes së tyre.

Të ndërrojmë kurs!

Të shkruajmë dhe të flasim më shumë për bukuritë e këtij vendi, për të kaluarën e largët dhe të afërt të ndritur, të shkruajmë më shumë për suksese , qofshin edhe të pakta dhe simbolike, të shkruajmë për njerëzit e mirë dhe të ndershëm që gjithmonë ka pasur dhe ka në mesin tonë dhe pranë nesh.

Të shkruajmë për mundësitë zhvillimore që nuk janë të vogla.

Mediat tu japin hapsirë njerëzve të guximshëm dhe të ditur, punëtorë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, sportistëve që për kurrfarë parash dhe përfitimesh nuk heqin dorë nga ky vend.

Atëherë , thellë besoj që do të rilind shpresa dhe se ky vend do të bëhët, do të bëhet!

Nuk po them të mos kritikohet, larg asaj!

Çdo kritikë le të jetë në funksion të ndërtimit , jo të shkatërrimit, sepse:

Asnjë lindje nuk kalon pa vështirësi!/www.qendrapress.com/