Osman Hajdari pritet të emërohet zëvendësues i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Osman Hajdari pritet të emërohet zëvendësues i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Adminsitratës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Osman Hajdari, pritet të emërohet zëvendësues i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda SHSKUK-së se Hajdari do të vijë në këtë pozitë nga fillimi i javës së ardhshme.
Gazeta ka kontaktuar me Hajdarin për ta konfirmuar emërimin e tij në këtë pozitë, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.
Hajdari më parë ka qenë drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, në kohën kur kjo komunë është udhëhequr nga Mytaher Haskuka nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka qenë edhe kandidat për asamble nga kjo parti.
Qeveria e Kosovës para disa javësh ka miratuar statutin e ri të SHSKUK-së me të cilin parashihet pozita e drejtorit të QKUK-së. /Gazeta Shneta/