Osmani, rekrutëve të rinj të FSK-së: Sikurse UÇK-ja, ju bartni mbi supet idenë e mbrojtjes së lirisë
https://player.vimeo.com/video/712026508?title=0&byline=0&portrait=0 Presidentja e vendit, njëherit Komandantja Supreme e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të FSK-së. Në fjalën e saj, Osmani tha se ndjehet krenare që Ushtria e Kosovës po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët sipas saj, atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm.Ajo tha se rekrutët e rinj po e jetësojnë çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave të tërë, që përpos shtetit donin ta kenë edhe ushtrinë e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të çdo cepi të Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se nga sot, Kosovës i shtohen edhe 257 gardianë të lirisë, paqes e sovranitetit të vendit, teksa tha se përgjegjësia në rekrutët e rinj do të shtohet edhe më shumë.
Tutje, Mehaj iu drejtua rekrutëve të rinj se në jetën ushtarake ata mund të kenë eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përjetshëm, komandanti legjendar Adem Jashari.
Në fund, Mehaj tha se sa herë që Kosovës i kanosen rreziqe, e rrugët bëhen të mundimshme e sa herë që lypet sakrificë, forcë e trimëri, atë mund ta gjeni në familjet e dëshmorëve.