Osmani sot në New York, merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Zyra e Presidencës ka njoftuar përmes një komunikate se ky takim do të mbahet lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.“Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *