Palaçot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar. –Shkruan:Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës.

Znj. Presidente! A keni kapacitete për të marr vendime si shtetar?! A i keni të kjarta kompetencat tuaja kushtetuese apo ju duhet edhe juve, ta lexoni Kushtetutën si partneri juaj politik kryeqeveritari Kurti, pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu?! Paradite, ka zgjedhje, mbas dite, do marim vendim për zgjedhjet, i keni lodhur edhe partnerët tanë ndërkombëtar, me theks SHBA-të, që po iu duhet të bëjnë kujdestari politike, diplomatike e të sigurisë, 24/7 ndaj rrezikimit që po i bëni rendit ligjor, kushtetues të vendit! E kuptoj se kjo është faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar. Edhe Samiti i Tiranës, tregoi se bosi i Ballkanit, kur janë në pyetje levizjet e mëdha politike, është Kryeqeveritari shqiptarë Rama, kurse ju jeni të defaktorizuar deri në joseriozitet. Kthejuni detyrave të shtëpisë dhe mikromenaxhimeve në vogëlsinë tuaj politike! Filloni me implementimin e zotimeve në Washington, në frymën e Kushtetutës dhe garancën e aleatit të përhershëm SHBA, apo vazhdoni drejtë fundit tuaj, në dëm të shtetësisë dhe parimit të unitaritetit të territorit, duke i implementuar jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zotimet e Bryxelit, në frymën e projektit franko-gjerman dhe pozicionimit ofenziv ruso-serb. Qendrimi amerikan ishte konsiston, që të shtyhen masat për tabelat, të kthehën në institucionet shtetërore, zyrtarët e komunitetit serb të larguar dhe të formohet Asociacioni në frymën e Kushtetutës, që ta shmangni formimin e “zajednices” jokushtetuese sipas projektit franko-gjerman. Dyshoj se, as ju si Presidente, as Kryeqeveritari, mundeni me i deformua këto detyra, që në fakt ishin urdhëresa. Ndaj, e dashur Zonja Presidente! Respektoi të paktën procuedurat formale në procesin e vendimmarrjes./www.qendrapress.com/