Para 24 viteve, ndodhi masakra serbe mbi shqiptarët në lagjen Tusuz të Prizren!-Shkruan  Zafir  Berisha ish komandant i UÇK-së.

                       Tusuzi (Lagjeja e Trimave) si lagje dihet se para dhe gjatë gjithë luftës, ka dhënë kontribut shumë të çmuar për çlirimin e Kosovës, dhe ishte istikam i pathyeshëm i rezistencës kombëtare, si dhe baza e organizimit ilegal dhe celulave të para të UÇK-së,të udhehequr nga mësuesi, tash Heroi Xhevat Berisha.

Kjo lagje dha shumë dëshmorë të kombit dhe luftëtarë të pushkës të cilët ishin të pathyeshëm ndaj kërcënimeve të armikut serb dhe bashkëpuntorve të tyre!

Barbaria serbe, ashtu edhe si herëve tjera, pas çdo humbje që i pësonte në luftimet me forcat e UÇK-së, ashtu siç vepruan kudo në Kosovë, edhe në Tusuz e përdorën të njëjtin skenar të krimeve, duke u hakmarrën në popullatën civile, që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit.

E vërteta e asaj që ndodhi më 26 maj 1999 në Tusuz!

Në fillim forcat serbe e rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë ata që i gjetën nëpër shtëpitë e tyre, gra, burra, pleq e fëmijë.

Në mesin e 27 të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, pra thjesht në këtë masakër, nuk u kursye asgjë shqiptare, e cila mjerisht u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e më shumë se 250 shtëpive të kësaj lagjeje, kuptohet të selektuara.

Të vrarët në masakrën e Tusuzit janë: Neki Gashi, Hesat Xhemshiti, Bejam Xhemshiti, Rafet Abdylmexhiti, Sami Abdylmexhiti, Shefik Abdylmexhiti, Behar Abdylmexhiti, Mirsat Osmani, Hyrmet Sylejmani, Bislim Çengaj, Selvinaze Çengaj, Salih Elshani, Ymer Thaqi, Avdi Berisha, Refki Berisha, Hajrim Arifi, Sani Bajrami, Selim Berisha, Feim Berisha, Xhemajli Poniku, Halil Poniku, Fazile Maqkaj, Njazi Muja, Rexhep Maqkaj, Fadil Ramadani, dhe dy të vrarë tjerë një javë përpara në lagjen Bylbyldere: Enes Muharremi dhe Fatmir Muharremi.

Edhe përkundër masakrës që e bënë forcat e armiku serbë mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë në lagjen Tusuz, ne luftën e vazhduam me taktikën tani të luftës guerile, të ushtruar dhe të praktikuar konformë pozitës gjeografike që e kishte tereni, dhe aksionet tona asnjëherë nuk u ndërprenë deri me 12 qershor 1999 ku përfundimishtë Prizreni dhe Kosova filloj të frymoj lirishtë, dhe forcat e UÇK-së me ndihmën e Aleancën e NATO-s marshuan kudo në Kosovë!

Lavdia ju takon gjithë atyre që u flijuan për Kosovë!

Varrezat që shihen në këtë fotografi, janë varreza të njërës nga qindra masakrave që ka bërë gjatë vitit 1998/99 Serbia në Kosovë.

Masakra e Tusuzit dhe gjithë masakrat serbe që ndodhën gjithandej nëpër Kosovë, asnjëher nuk u gjykuan nga asnjë drejtësi vendore dhe ndërkombëtate!

Gjenocidi serbë kundër popullit shqiptarë në Kosovē nuk u trajtua seriozishtë nga askush, përkundrazi, ata që luftuan këtë shtetë gjenocital sot trajtohen nga “drejtësia” ndërkombëtare me dosje të fabrikuara nga Beogradi e Moska dhe argatët e tyre në Kosovë.

UÇK-së ishte guerilja më e suksesëshme e shekullit XX, e cila me luftën titanike bëri që kauza e saj e drejtë të mbështetet edhe nga aleanca e NATO-s, kundër shtetit të Serbisë që bëri gjenocid në Kosovë!

Zafa