PDK-ja në Prizren ka shpalosur sloganin e fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop krizës, ndrysho Kosovën”.

Të shtunën mbrëma në mjediset e sallës sportive ne shkollës në lagjen ‘’Ortakoll’ ’ PDK-ja organizoi një tubimin me strukturat duke shpalos sloganin dhe kandidatët për deputetë nga Prizreni Partia Demokratike me këtë , rast ka shpalosur sloganin e fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop krizës, ndrysho Kosovën”. Fillimisht në foltore ka dalur kryetari i Komunës Shaqir Totaj dh tha se kësaj here pa më ftuar kush dola këtu, andaj edhe kësaj here presim të jemi të parët e kësaj gare .Kurse Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para të pranishmëve ka deklaruar se Kosova po përballet me kriza në shumë sektorë dhe se, sipas tij, vitet e fundit janë karakterizuar më shumë nga ankesat dhe arsyetimet e pushtetarëve sesa nga rezultatet konkrete. Për këtë arsye, ai theksoi nevojën për t’i dhënë fund krizës dhe për të sjellë ndryshim në vend. Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, prezantoi kandidatët për deputetë nga kjo degë, duke vlerësuar se përzgjedhja e tyre do t’i sjellë vlerë të shtuar Kuvendit të Kosovës përmes një përfaqësimi dinjitoz të qytetarëve.
Me këtë rast kandidati Shkelzen Kastrati dhe kandidatë tjerë prezentë në këtë sallë thanë ‘’Kur ka unitet, ka force-Kur ka besim, ka fitore. Faleminderit kryetar Shaqir Totaj, kryeministër në ardhje Bedri Hamza, kolegë dhe qytetarë të Prizrenit për këtë mbështetje të çmuar.