PDK publikon listën me 110 kandidatët për deputetë, 50 garojnë për herë të parë 

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Kreu i kësaj partie Bedri Hamza, tha se është listë gjithëpërfshirëse me profesionistë të shumtë.

“Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë ai.