Përfshihet nga zjarri një qumështore në Prizren, pronari thotë se dëmi është rreth 50 mijë euro

0

Qumështorja “Afioni” në Prizren është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:00. Pronari i kësaj qumështoreje, Faton Xhabali, tha për Gazetën Sinjali se vlera e dëmit që ka shkaktuar zjarri është rreth 50 mijë euro.Ai dyshon se shkaktar i zjarrit është energjia elektrike. Xhabali tha se askush nuk ka qenë brenda në momentin kur qumështorja është përfshirë nga flakët.Ai njoftoi se njësitet kompetente janë duke u marrë me hetimin për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *