Po mungon guximi intelektual- Shkruan: Refki Demaj , prof. i Filozofisë dhe Sociologjisë.

                  Situata politike në Kosovë sot,dhe nesër ! Sot Kosova po vuan ende në funksionimin normal të institucioneve shtetërore,po ballafaqohemi me mungesë vizioni,transparence , me pakënaqësi te qytetareve , me papunësinë,emigrimin,me krizë Ekonomike, sociale, kulturore, me mungesë shprese ! Për shkak te këtyre pakënaqësive te qytetareve mund lindin edhe lëvizje qytetare qe do te ndikojnë negativisht në perspektiven e shoqërisë tonë kosovare ! Një tendencë e till është formimi i një këshilli inicus kundër besimit fetar,qe është komplet çoroditëse, pa asnjë kuptim, pa asnjë koncept, vizion, mendim të qartë. Ishte thjeshtë tendencë naive për të rënë në sy të mediave dhe asgjë më shumë, Iu kisha bërë thirrje të gjithëve; që të injorojnë nisma të tilla pa kurrëfar vlerash dhe të cilat thjeshtë vijnë në shprehje në mungesë totale të njohurive bazike qe mund të nxisin një pjesë te popullatës qe te ju bashkohet, gjë qe do te ndikojnë negativisht në proceset shtetndërtuese te shtetit tonë te krijuar me gjak, mund e sakrificë .Në rrethana te tilla do te rrënohet kultura tradicionale dhe ajo fetare, qe ka Dominu me Shekuj në vatrat tona ! Në keto rrethana po vdesë edhe humanizmi, solidariteti dhe qytetaret po mundohen ta Han Vetveten. Po mungon guximi intelektual, a ka ma mjerim së sa profesorët universitar te shkencave sociale dhe humaniste te cilët kanë mision dhe profesion vlerat humane dhe intelektuale i fusin veshët në lesh dhe pajtohen me këtë krizë shoqërore qe po kalon populli ynë ! Në ditët e sotme para shkollës Shqipe nevojitet një mobilizim i për gjithshem për një depolitizim te arsimit nga niveli 0 deri te Ai universitar, për zbatimin e një kurikule te re te edukimit qe do te përgatitë nxënës te së ardhmes , konkurrent me fëmijët evropian . Kerkesat e kurikules bashkohore qe bazohen në kompetenca qe mësuesit tanë te mos pajisen vetëm me një diplomë dhe licencë për ushtrimin e profesionit te mësuesisë ! E ardhmja e të rinjeve tanë po ndikohet nga politika dhe, te rinjet tanë janë përgjithësisht apolitik për shkak te zhgënjimit nga politika dhe për këtë arsye , me fillimin e liberalizimit te Vizave, një pjesë e madhe e te rinjëve , pas dates 1 janar 2024 do emigrojn në vendet e bashkimit evropian, për shkak te zhgënjimit te tyre , dhe tre muajt e parë do te këtë një lëvizje te madhe te te rinjëve dhe një pjesë e moshës se mesme për ta leshuar Kosovën dhe emigrimin në Europë. Institucionet tona duhet ta marrin seriozisht këtë gjendje dhe ti përfshin te rinjet me shumë në proceset vendimmarrëse, në mënyrë qe te bëhen krijues te ndryshimeve në komunitetet e tyre dhe te përfshihen në polititikat publike , dhe tu kthehet shpresa dhe optimizmi për të ardhmen e tyre dhe për te ardhmen e Kosovës, nga së për momentin ata janë shumë pesimist për situatën e krijuar politike për tregun e punës, në Arsim ne Shëndetësi …/www.qendrapress.com/