Poetja e re Gresa Krasniqi Gashi ,përuron librin ‘’Kur flet zemra”,një sukses që na bën krenarë gjithë Hoçën e Qytetit!

Të nnjten pasdite , në ambientet e  e bibliotekës më të madhe ‘’Altera’’ në Prizren, u promovua libri i parë me poezi “Kur Flet Zemra”, i autores Gresa Krasniqi Gashi, nje hoqjane , bashkëshortja e Fitim Gashit dhe vajza e profesorit të ndjerë, dhe shumë të respektiar e atdhetarit të dëshmuar Besnik Krasniqi.

Promovimi I këtij libri që nga vetë tituli jep për të kuptuar  plagën e kurmbetit . Për çka edhe vetë atorja jeton në mërgatë.   Promovimi  I këtij libri ishte një moment i veçantë për Gresën, familjen e saj dhe për të gjithë ne .Kjo edhe për faktin se professor Besnik Krasnai  i0shet  pos një  professor e atdhetar edhe një  poet që  krijoi e botoi  në  heshtje  e së fundi edhe në faqet e portaleve si ‘’QendraPress’’ e ndonjë  portal tjetrë letrar. Në praninë e familjarëve, miqëve, dashamirëve të letërsisë dhe mysafirëve të shumtë, u shënua një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj krijues.

“Kur Flet Zemra” është më shumë se një libër me poezi; është një përmbledhje ndjenjash, përjetimesh dhe mendimesh të shprehura përmes vargjeve. Një zë i ri që sot iu bashkua bukur botës së letërsisë.

Gresa Gashi, tashmë  bënë pjesë në mërgatën shqiptare  që nuk është thjesht një bashkësi njerëzish që kishin emigruar për arsye ekonomike, por një pjesë aktive e lëvizjes kombëtare. Ata theksojnë se atje jetëne  bëjnë  , por  ëndrrat i shohin dhe i kanë në vëndlindje në  Hoçë  siq  është rasti Gresës . Prandaj, mërgata  kosovare në mërgim, edhe pse jetojnë larg vendlindjes, vazhdojnë  ta konsiderojnë veten pjesë të pandashme të fatit të Kosovës. Kjo ishte një përpjekje për ta paraqitur këtë  fakt  me titullin e  këtij libri . Edhepse ky është  libri i parë  shihet se  autorja ka një syznim përtej një  libri, Ajo  presim që  me  vargun e sajë  të  bëhet një  poete  e lexuar dhe padyshim e kërkuar  për  trajimin e temës  që ka zgjedhur. Gresa  tashmë  ka  hyrë  në një  botën  të vargjeve , jo  e drojtur e as  e trembur  por, me një  guxim artistik që  metaforat, dhe vetë  vargjet  i përdorë  si dëshmi se  ecja e sajë do të vazhdojë edhe  më gjatë në letërsi.,/QendraPress/