Poetja Migel Flor ,promovon dy libra në UPz,me 18 qershor në ora 16.00

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në bashkëpunim me letrarët prizrenas, organizon më 18 qershor 2026, në ora 16:00, promovimin e veprave të poetes dhe artistes shqiptare çame Migel Flor. Në këtë aktivitet do të prezantohen dy librat më të fundit të autores, me pjesëmarrjen e poetëve dhe artistëve nga Shqipëria dhe Kosova. Ju mirëpresim në këtë ngjarje letrare dhe kulturore./QendraPress/