Polici vret me 7 plumba kolegun e tij brenda stacionit policor në Shqipëri, thotë se e u tall me të
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e së hënë në Tiranë, ku në të dyja rastet protagoniste ka qenë vetë policia.Në rastin e parë një efekti i policisë së komisariatit numër 3 ka qëlluar brenda ambienteve të policisë kolegun e tij 7 herë, duke i marrë jetën.Pas një debati me fjalë Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e forcave të policisë, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vite që shërbente për uniformat blu.“Para se të merrnin shërbimin ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, ka thënë ai, raporton abc news.Ndërkohë që në Kombinat efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, për të cilin policia në njoftim thotë se është person me probleme mendore, ndërkohë që efektivi ka qenë në gjendje të dehur.