Policia sulmohet me armë zjarri gjatë një intervenimi në Podujevë

0

Pasditen e sotme në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan Reporteri.net.Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Online “Reporteri.net” se katër të dyshuar janë futur me forcë në një shtëpi.Policia, i është vënë pas të dyshuarve ndërkaq njëri prej tyre, ka shtënë me armë zjarri ndaj policisë. Nga të shtënat, asnjë person nuk është lënduar. “Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, njoftoi Ahmeti për Reporteri.net.Tutje, ajo tha se aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *