Politikanët e Luginës së Preshevës: Faleminderit Kosovë për ndarjen e dy milionë eurove

                       Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës.Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është mirëpritur nga politikanët politikë në Luginë.Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.E për këtë çështje ka reaguar edhe ish kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi. “Ka vite qëkamkërkuar me këmbëngulje që Lugina të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga  Qeveria Kurti. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ai.