Pres të mbahet fjala e dhënë, të realizohen premtimet -Shkruan: Bletë H. Berisha

0

                    Katër vite më parë dolëm për të votuar në masë të madhe, për ta bërë e për ta parë ndryshimin që e kërkonim dhe e donim me shumë ngulm…. Por, gjatë këtij rrugëtimi katërvjeçarë, unë si qytetare nuk pashë asgjë. Ato që u premtuan, e që u thanë, mbetën në letra. Kanë përfituar vetëm ata persona në baza partiake, asgjë me ndryshe se nga ata të mëparshmit! Thjeshtë Prizrenit tim i ndryshoi edhe pamja, filloi të shkatërrohej gjithçka, duke filluar nga infrastruktura, kultura, sporti e shumë gjëra tjera! Por, sido që të jetë kaluan këto katër vite, vite me përplot zgjënjim…! ,,Çdo teposhtëze e ka përpjetëzën”- thotë populli, ndaj, tash neve kemi një kryetar të ri, i cili ka premtuar shumë gjëra madhore e qe besa edhe jetësore për qytetin e qytetarin së bashku me rrethinën. Pres të mbahet fjala e dhënë, të realizohen premtimet, pres për Prizrenin tim e tonin të përmirësohet jeta, kultura, sporti, ambienti, të krijohen vendet e reja të punës, etj – etj… Angazhimi serioz dhe realizimi i premtimeve duhet të jetë dallimi ndaj qeverisë së kaluar! /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *