Presioni nga Borelli e zbulon edhe në këtë rast dyfytyrësinë e Bashkimit Evropian-Shkruan;Prof Dr. Milazim Krasniqi

0

                                 Vendimi i qeverisë së Kosovës që të mos lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territorin e vendit tonë, është i drejtë dhe duhet të përkrahet nga të gjithë. Presioni nga Borelli e zbulon edhe në këtë rast dyfytyrësinë e Bashkimit Evropian: shtetet që e kanë njohur Kosovën pajtohen me politikat diversioniste të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën! Në fakt, kjo qasje dyfytyrëshe e BE-së edhe e ka inkurajuar Serbinë deri në këtë pikë sa të kërkojë ta shtrijë sovranitetin e vet mbi Kosovën. Në të kaluarën BE, OSBE dhe akterë të tjerë e kanë lejuar Serbinë të organizojë edhe zgjedhje në Kosovë, madje edhe pas vitit 2008. Kjo politikë dyfytyrëshe duhet të denoncohet dhe të refuzohet kategorikisht. Nëse lejohen këto idiotizma, mund të inkurajojnë armiqtë e Kosovës në BE dhe jashtë saj edhe për projekte të tjera morbide, duke përfshirë edhe copëtimin e saj. Prandaj duhet t’i thuhet stop kësaj pafytyrësie! Prandaj të gjithë duhet të qëndrojmë si një trup i vetëm në përkrahje të qëndrimit refuzues të qeverisë sonë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *