Prizren: 82 teste rapide iu mundësohen qytetarëve, të cilët do të udhëtojnë në Haxh

                         Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka bërë të ditur se ka mundësuar sot realizimin e 82 testeve rapide për detektimin e COVID-19.Testet janë realizuar për qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët do të udhëtojnë për në Haxh.“Drejtoria e Shëndetësisë, përmes ekipeve të saj, ka mundësuar sot realizimin e 82 testeve rapide për detektimin e Corona virusit, në hapësirat e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.