Prizrenasi , kanosi vëllain dhe i dëmtoi veturën, prangoset nga policia.

Është arrestuar një mashkull nga Prizreni pasi kanosi dhe dëmtoi veturën e vëllait të tij.Në raportin ditor të policisë thuhet se pas raportimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.“Prizren 29.09.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur vëllain e tij dhe kishte dëmtuar veturën e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.