Prof. Dr.Haxhi Ferati;RAPORTI : SIGURIA & POLITIKA/ Bazë e Qëndrueshmërisë dhe stabilitetit politik në Kosovë/

=
Fenomeni luftë, po bëhet gati si përditshmëri e jetës tone, po fillojmë të mësohemi për të jetuar bashkë me luftën, por – ‘jo, për tu bërë imun ndaj saj’. Veçse, per ta luftuar ate, duke krijuar hapësirë dhe kushte për ta përcjell ate drejtë harresës historike, përjetësisht për ta shporur luftën dhe lëshuar vëndin – PAQES ! Pra,‘ jo luftë për ta justifikuar luftën si mjet, veqse luftë për Paqe – për ta justifikuar Paqen, si nevojë dhe domosdo për Njeriun dhe Njerëzimin’.
Harku i evoluimit të luftës po mbyllet atje ku edhe ka filluar – tek Njeriu. Ajo fillon në kokën dhe mendjen e Njeriut :
- Si nevoj dhe domosdo e përballjes me rrezikun
- Si ‘Grindje e të gjithëve kundër të gjithëve’
- Si luftë dhe luftë e armatosur në Evoluim
- si çështje e luftës së njeriut si qenie politike,
- si çështje e luftës së ‘ETNIS / Shtetit
- Si çështje e lufts së Grup Shteteve dhe
- Si ë çështje e luftës së Bashkësisë Njerëzore – me në qendër NJERIUN’ .
Kosova sot, realisht ka nevojë për një qaesje gjithëpërfshirëse, shumë serioze e studiuese aktualitetit politik të saj, të pare dhe kuptuar nga konteksti i ‘Raportit, Siguri – Politikë’, me në fokus –‘Njeriun’.
Nga cilido këndë që i bëhet qasje raportit sigurisë dhe politikës, gjitha rrugët studiuese qojnë kah njeriu në focus, sidomos raporti siguri-politik i cili fillon nga mendja e njeriut, më pastaj materializohet duke ju kthyer njeriut si product për nevoja ekzistenciale të tij si njeri,
Qasjen raportit siguri – politikë do e fillojmë me disa prej thënieve të studiuesve më eminent të luftës, sikurse Sun Tzu Vu, kur me prioritet ndaj gjithë factorëve të luftës e vendos “Faktorin Njeri”. Pastaj, Ken Booth, kur përmend, se – Vlefshmëria e një qasjeje ndaj sigurisë, matet përmes aftësisë së saj, për të prodhuar ‘Emancipim për njeriun dhe shoqërinë’.
Dhe së fundi, shpjegimin më të plotë, lidhur me : ‘Raportin – Luftë & Politikë’, e jep Karl Von Klauzeviç, sipas të cilit : ‘Lufta është, vazhdim i Politikës me mjete tjera’, (përfshirë edhe ato të dhunshme) !
Marrë në tërësi, fjala është për: Dy fenomene – që në mendjen e njeriut, të ndërlidhura e ndërvarura, reflektojnë si ‘Një Tërësi e vetme – Unike’ : LUFTA është vetë POLITIKA, sikurse që edhe POLITIKA është vetë LUFTA.
Nga kjo më sipër, bënë të nënkuptohet , se :
<<Analizat e sigurisë duhet të kenë në fokus qytetarin dhe interesat e tij, duke e konsideruar atë si subjekt aktiv në proceset politike dhe të sigurisë>>.
Politika, më parë se qdo gjë tjetër, ëshe fuqi e mendjes së njeriut, si fuqi ndikimi në rrjedhat dhe proqeset shoqërore, me në qendër vetë njeriun.
Gjithashtu, me interes duhet pare edhe një si pyetje logjike që duhet sqaruar :
Athua, qfarë po ngjetë me : Raportin Siguri – Politikë , në këto momente të paqëndrueshme e të rrezikshme politike për Kosovën ?
Nuk mund të flitet për siguri të qëndrueshme e stabile, pa politika të qëndrueshme e stabile, sikurse që nuk mund të flitet për politika stabile në mjedisin e kërrcënuar.
Megjithatë, sfidat politike të brendshme, përfshirë përçarjet dhe mungesën e konsensusit, shpesh ndikojnë negativisht në nivelin e sigurisë. Këto zhvillime e bëjnë të domosdoshme ndërtimin e një kulture politike të bazuar në bashkëpunim, përgjegjësi dhe transparencë.
Nga perspektiva e sigurisë, kërcënimet nuk burojnë vetëm nga faktorë të jashtëm, por edhe nga brenda vetë sistemit politik. Kjo e rrit nevojën për reforma të vazhdueshme dhe për forcimin e institucioneve demokratike, për ti krijuar hapsirë qytetarit për qasje në jetën politike dhe të sigurisë, në funksion të ngritjes së qëndrueshmërisë, stabilitetit politik dhe të sigurisë së Kosovës.
Në përputhje me qasjen kritike mendimit politik dhe të sigurisë, qytetari konsiderohet si elementi qendror i sigurisë. Emancipimi i tij përmes edukimit, pjesëmarrjes aktive dhe vetëdijes politike kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.
Në përfundim, duhet shtuar edhe faktin se, mund të konstatohet se siguria nuk është vetëm çështje e institucioneve, por një proces i përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve shoqërorë e politik të Vëndit./QendraPress/