Prokuroria dhe policia në Prizren, mbajtën një tryeze diskutimi në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale

                          Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-se në Kosove, organizuan një tryeze diskutimi për prokuroret, policët hetues dhe stafin mbështetës nga rajoni i Prizrenit, në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale që hyri në fuqi në shkurt 2023.Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë një prezantim gjithëpërfshirës mbi këtë temë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Prizren, z. Admir Shala si dhe një fjalim rasti nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Kolonel Faton Alija.Gjatë aktivitetit u zhvillua një diskutim shumë i frytshëm dhe u ndanë disa rekomandime të dobishme.Takimi u zhvillua në Hotel “Premium Park” në Prizren dhe në të morën pjesë rreth 30 zyrtarë.