Promovohen dy poetë shëmbullorë të agrgnimit Armenida Qyqja dhe Bes Camaj.

     Në mjediset e UPZ në Prizren të hënën e 18 majit, janë promovuar dy poet shembullor të vargnimit shqip Armenida Qyqja dhe Bes Camaj. Fillimisht dekanja e Faklutetit Filologjik Vjollca Dibra, foli për këtë promovim bashkë me drejtoreshën e Bibliotekës, Sadete Sadikaj, Kurse lidhur me poezinë e Armendia Qyqja,reciensionin letrar e lexoi prof dr Muharrrem Gashi i cili e vlerësoi lartë veprimtarinë e poetes Armendia Qyqja. Edhe Qazim Thaçi e lexoi një recension për poeten Armenida Qyqja tha ‘’Duke lexuar me ëndje poezinë e Armenida Qyqja me më shumë përqëndrim, shihet se ajo ka sendërtuar çaste për një mozaik të bukur dhe plotë shpirt poetik, që nuk është gjë tjetër veçse mozaik i një jete shpirtërore, I një dhimbje individuale, i përjetimit dhe emocionit, i dashurisë dhe mallit që e shoqërojnë njeriun që prej momentit kur fillon të ndërgjegjësohet dhe të njohë botën dhe jetën e deri në vdekje.Vargjet e saj,shpesh, shprehin ndjenja të brendshme dhe reflektime intime që kanë vulën artistike të një poete tërsisht dhe në plotëni të arrsitur në nivelin më të lartë poetik. Prandaj, këto ishin edhe faktet që sot, në këtë promovim pas leximit të këtyre poezive secili lexuesë e ndien veten më të plotësuar dhe më të begatë shpirtin e frymëzuar sepse poezitë e shkruara nga autorja Armenida. Kurse për veprën e poetit Bes Camaj ka folur Flamur Shala . Derisa profesor Fikret Ramadani, foli për poezinë e mërgatës. Pastaj studentët recituan vargje të këtyre poetëve dhe bashkëbiseduan me autorët. Promovimin e organizuan UPZ dhe Biblioetika Ndërkomunale në Prizren/QendraPress/