“Propaganda e VV ka bërë që brezi i ri, ta paraftyrojë tërësisht UÇK-në si formacion kriminel”- Shkruan: Genc Prelvukaj,historian

Pse nuk kam qenë kurrë me VV-në

Shkruan: Genc Prelvukaj

                                   Eksponentë të saj kanë sulmuar me arrogancë çdo individ, veprimtaria e të cilëve, është lidhur me luftën. Marrëzia shkon deri aty saqë pa asnjë fakt të qëndrueshëm, kanë akuzuar edhe ish eprorë se kanë vjedhur edhe në përmendore të ushtarëve të rënë. Për të thyer tê gjallin e të vdekurin.
Propaganda e tyre ka bërë që brezi i ri, ta paraftyrojë tërësisht UÇK-në si formacion kriminel, duke hequr çdo lavdi prej të mbeturve gjallë. Ky mentalitet është pothuajse në linjë me atë të shtëpisë së verdhë. Propaganda serbe ka bindur serbet e rinj se UÇK-ja ka hequr dhe shitur organe, ndërsa propaganda e VV-së ka bindur brezin e ri se UÇK-ja ka qenë strukturë e krimit të organizuar dhe nëntokës.
Përgjatë rrugëtimit politik, çdo njeri që ka pasur guximin të shpalosë mospajtimet me ta, menjëherë është lidhur me hajdutëri, krim, është zhveshur nga atdhetaria. Familjarët ia kanë bërë spiunë, tradhëtarë, të paedukatë etj. Në këtë kampanjë nuk janë kursyer as fēmijë e familje dëshmorësh ose të burgosurish politikë.
Aktivistëve të VV-së u është instaluar një urrejtje e pakuptimtë ndaj nesh që skemi menduar njësoj. Është ushqyer mosdurimi. Kanë çrregulluar raportet brenda shumë familjeve pasiqë diversitetin politik e kanë propaganduar si aktivitet jonormal.
Për 15 vite popullin e kanë mbushur me pesimizem. Diskursi i tyre ishte sikur asgjë e vetme e mirë nuk ka ndodhur në vend që nga çlirimi. Fillimisht ky është mashtrim, së dyti është faj. Nëse ish-qeveritarët kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë nxitur mendimin e ikjës nga vendi, VV ka ushqyer pezmin duke e shpejtuar procesin.
Shumë shqiptarë nga diaspora për fat të keq i kanë mashtruar. Normalisht që ata duhet të informohen, të diskutohet me ta për problemet, por asesi tu instalohet bindja, sikur ne që sjemi VV pijmë gjak në vend të ujit. Kanë krijuar një hendek brenda-jashtë. Përdorimi i diasporës për interesa të ngushta politike, ka nxitur një rrymë antidiasporë ne vend, që për fat të keq është në rritje.
Kosova është prezentuar si vend me resurset më të pasura në botë por qe gjoja partitë e derisotme e kanë zhveshur nga çdo e mirë. Vendi ynë është vend i varfur dhe me probleme të tnerrshme të trashëguara. Trajtimi i saj si vend i pasur, krijon pritshmëri të rrejshme të njerëzve dhe kjo përveç se do të jetë ndëshkuese për partinë në pushtet, do të ndikojë në thellimin e nje depresioni kolektiv.
Gjatë gjithë këtyre viteve janë sulmuar diplomatë të shtetit, shumë figura politike e zyrtarë shtetëtorë janë etiketuar si analfabete, ndërsa vetë kanë instaluar në nivele lokale e qëndrore analfabetë e shkuar analfabetësh.
Në debatet publike kanë krijuar një rregull të ri. Gjuhë agresive, fyerje, mosrespekt ndaj pjesmarrësve deri në grushtime në studio televizive. Pa e kuptuar që një femijë diku para ekranit edukohet mbrapshte nga diskutime dhe gjeste të tilla.
Vite e vite pas luftës policia gëzonte rrespekt të madh në popull. Dhuna me gurë, zjarr e ngjyrë në protesta ndaj policisë krijoi një mentalitet popullor që polici edhe mund të goditet. Shoqëria erdhi deri në një gjendje ku pothuajse cdo jave, qytetarët sulmonin efektive policie si gje normale. E shumëçka tjetër…
Mirëpo pavarësisht kësaj që thashë, uroj që opozita mos të bëjë njësoj si VV për tu rikthyer në pushtet. Sepse dëmet në përspektivë nga një logjikë e tillë politike janë shumë të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.