Protestojnë punëtorët e shtetit, kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga
Punëtorë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar.Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.Si pasojë e protestës, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot në institucionet arsimore nuk po zhvillohet procesi mësimor. “Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit. Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut për protestën.