Punimet në Sheshin ‘’Shadërvan’’,fillojnë këtë muaj ky është projekti më madhor komunal.

                   Njëri ndër projektet e rëndësishme të Prizrenit që ishte edhe premtim elektoral ishte renovimi dhe rehabilitimi i sheshit ‘’Shadërvan’’ në Prizren. Lidhur me këtë edhe drejtori i Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj, këtë projekt ka theksuar se  java e parë e muajit mars do të jetë edhe fillimi i punimeve në këtë shesh e ku do të këtë renovim të plotë të këtij sheshi  si dhe do të  kryhen edhe punimet nëntokësore,pasi që  atje ne qeverinë e kaluar ka punuar në kompani e cila  është  treguar jo serioze . Prandaj, tani  projekti i ri do të  përfshijë të  gjithë rehabilitimet.

 Derisa ne jemi interesuar se  çka do të ndodhe më kalldrëmin ekzistues  Drejtori Lamaj lidhur me kalldrëmin ekzistues pohon  se kalldrëmi  i cili është i ruajtur   janë sjellë disa mostra   dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi e ka zgjedhur modelin, ka me qene një kalldrëm shumë më i mirë se ky  dhe kalldrëmi ekzistues  do të plotësohet nga  rrugët  tjera.

Mirëpo ,edhe pse do të punohet , megjithatë do të shihet  edhe  versioni që kjo qendër  e qytetit të mos  bllokohet, por, të punohet dhe mos  të pengohen  vizitorët të cilët   me këtë shesh i lidhin kujtimet  si dhe trashëgiminë e këtij qyteti ./www.QendraPress.com/