Qytetarët e Kosovës fatkeqësisht nuk kanë të njëjtën gjendje sociale -Shkruan; Msc. Kosovare Gjevukaj-Tolaj psikologe klinike

  Qendrapress pyet-Na jepni  opinionin Tuaj  për gjendjen sociale të Kosovës. Dhe si e vlerësoni sigurinë e përgjithshme dhe emocionale te qytetarëve?

Msc. Kosovare Gjevukaj-Tolaj psikologe klinike- Mbrojtja dhe gjendja sociale respektivisht siguria emocionale dhe e përgjithshme kanë një lidhje shumë të fort me njëra-tjetrën. Qytetarët e Kosovës fatkeqësisht nuk kanë të njëjtën gjendje sociale dhe buxheti ekonomik nuk është ashtu siç duhet të jetë. Ekonomia e qytetarëve dhe mos kënaqësia me financat e përgjithshme reflektohet pastaj edhe në shëndetin psikik dhe emocionet e çdo njërit për tyre. Mendoj se sa më i mirë të jetë një gjendje sociale aq më të sigurt ndihen personat dhe pastaj ajo bëhet pjesë e emocioneve dhe gjendjes psikike reflektohet në qetësi dhe siguri. Shpresoj shumë që zhvillimi në aspektin social në të ardhmen të zhvillohet ,sepse sot nuk është aspak në balancë. Kur të jetë një baraspeshë e kushteve sociale dhe financiare vjen edhe një ekuilibër emocional e çdo qytetari në Kosovë./qendrapress.com/