Republika e Kosovës që 10 vjet, jo vetëm që pati ngecje por ka bërë edhe shumë hapa prapa deri edhe me elemente të zhbërjes së saj si Shtet të Pavarur dhe Sovran.-Shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat.

                 Kosova edhe pse u çlirua nga okupatori serb në vitin 1999 dhe shpalli Pavarësinë e aj me 2008, mbeti në tentativë për ta përmbyllur shtetësinë e saj dhe ngeci në rrugë për anëtarësim në OKB, BE dhe NATO.     Kosova, pas çlirimit, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, pati një hov të madhe të zhvillimit dhe të përparimit në të gjitha segmentet. Fillimisht përjetoi një kthim të shpejtë dhe masivë të popullatës e cila ishte dëbuar nga vendi nga okupatori serb, që ishte gjysma e popullit që jetonte në Kosovë para luftës, 1997-1999. Menjëherë pas çlirimit, me ndihmën edhe të miqve tanë ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi me krijimin e kushteve për strehimin e popullsisë nëpër vendbanime të tyre, sepse ju ishin kallë shtëpitë dhe i ishte shkatërruar pasuria. Pastaj vazhduam me konsolidimi dhe instalimin e organe të pushtetit dhe shtetit të Kosovë deri në riaftësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës në përgjithësi, si parakushte për të rifilluar jeta në Kosovën e lirë. Kjo periudhë e pas çlirimit dhe e pas pavarësimit të Kosovës që pati zhvillim dhe përparim të hovshëm, zgjati rreth nja 10 -12 vjet. Kjo periudhë karakterizohej me një entuziazëm të madhe për jetë, për punë, për zhvillim dhe përparim. Ishte bindje e të gjithëve se, Republika e Kosovës, do të zhvilloj shumë shpejtë, do ti hapeshin rrugët për integrime evropiane dhe euroatlantike dhe kështu populli i Republikës së Kosovës do të jetoj shumë herë më mirë se sa kishte jetuar nën okupimin serbo-sllav. Të gjithë ishin të mendimit se, tani pas çlirimit do të ktheheshin për të jetuar në Kosovë të gjithë ata që kishin ikur ose ishin dëbuar nga okupimi jugosllav nga vitet 1945. Por fatkeqësisht, këto shpresa u përmbushën pjesërisht. Edhe pse u bë shumë, shumë më mirë, sidomos në 10 vitet e para pas çlirimit, shpresa se do të ktheheshin në Kosovë edhe ata që kishin ikur nga okupatori ose i kishte dëbuar, mbet vetëm shpresë. Ata jo vetëm që nuk u kthyen, por në pjesën e dytë, pas viteve 2013-1015, filluan të ikin edhe më shumë se sa në kohën e okupimit. Me fillimin e periudhës së dytë, pas viteve 2015 Kosova filloi të ngec, filluan të humbin shpresat dhe filloi të bënte hapa mbrapa. Zhvillimi ekonomik i saj filloi të ngadalësohej, çështja e sigurisë zbehej çdo ditë e më shumë, izolimi i saj bëhej gjithnjë e më i dukshëm, dialogu me BE dhe Serbinë ngeci fare dhe kështu Republika e Kosovës, nga shumëkush, brenda e jashtë vendit, filloi të shikohej si një embrion i cili vështirë se do të mbijetoj në këmbë të veta si Shtet i Pavarur dhe Sovran. Në këtë periudhë filluan presionet nga segmente të ndryshme nga jashtë dhe nga segmente nga brenda të cilën ishin skeptik për Republikën e Kosovës. Të parët (ata të jashtëm) sepse ishin kundër Republikës, kurse të dytës (këta nga brenda) se ishin të pakënaqur me Republikën e Kosovës dhe donin që Kosova ti bashkohej Shqipërisë. Por natyrisht se, bashkimi i saj me Shqipërinë nuk bohej pa zhbërjen e Republikës së Kosovës. Dhe në këtë mënyrë, që të dy këta faktor, i jashtmi dhe i brendshmi, përputheshin në një pikë, shkatërrimin apo zhbërjen e Republikës së Kosovës, edhe pse arsyet dhe qëllimet ishin të ndryshme, ndoshta. Këta dy faktor, apo armiq të Republikës, shkuan aq larg sa që, ndërmorën veprime konkrete radikale për sabotimin e Republikës, deri edhe me djegien dhe shkatërrimin masiv të saj, me protesta, gaz, granata e molotov, etj, etj. Por të gjitha këto së bashku nuk i bënin punë sepse, Republika dhe miqtë e saj ishin më të fortë dhe nuk lejonin të zhbëhej Republika. Zhbërja nuk mund të bëhej pa i eliminuar çlirimtarët e Kosovës dhe themeluesit e Republikës së Kosovës, UÇK dhe udhëheqjen e saj deri edhe të aleati kryesor i Republikës dhe UÇK, SHBA. Për të arritur qëllimin e tyre, bënë edhe planin tjetër, dënimin e UÇK dhe burgosjen e Kreut të UÇK në krye me Hashim Thaçin, si parakushte për të vazhduar edhe me dënimin e SHBA si bashkëçliruese e Kosovës dhe bashkëthemeluese e Republikës së Kosovës. Bënë e çfarë nuk bënë! Lidhen aleanca me të gjithë armiqtë e Kosovës, të shqiptarëve dhe armiq të SHBA. Inskenuan dhe falsifikuan dokumente e dëshmitar për të nxjerrë një Rezolutë në Parlamentin Evropian me ndihmën e Rusisë dhe eurodeputetit zviceran Dik Martin për të dënuar UÇK dhe udhëheqjen e saj, kinse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për trafikimin e organeve njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, siç e shpikën ata vet. Veprimet e tyre shkuan deri në pikën, dhe arritën ta burgosin kreun e UÇK në krye me Hashim Thaçin dhe i dërguan në Gjykatë në Hagë. Dhe a dini se me cilën datë? Me 5 Nëntor 2020. Datë kur humbi garën për President të SHBA Donald Trump. Kjo datë është me rëndësi. Me këtë datë do të filloj një luftë botërore që do të vazhdoj me sulmin rus në Ukrainë dhe tani me sulmin e Hamasit në Izrael. Ta shohim se deri ku do të shkoj dhe a do të përfundoj aty ku ka fillu, me lirimin e UÇK dhe Hashim Thaçit nga burgu i Hagës. Pra Republika e Kosovë, është e një rëndësie të veçantë, prandaj edhe janë të kyçur lojtar të mëdhenj. Kështu ishte edhe në vitin 1999 me intervenimin e NATO në Kosovë kundër Serbisë, kur forcat Ruse dhe ato të NATO për pak sa u ndeshën në aeroportin e Kosovës në Sllatinë. E bëra një kronologji pak më të gjatë për rrjedhjen dhe faktorët anti-Republik dhe anti-Amerikë, faktor këta që ndikuan që, të mos përmbyllej shtetësia e Kosovës, që siguria në Republikën e Kosovës të mos jetë në nivelin e duhur, e si pasoj e saj edhe ngecje në ekonomi, pasuar me varfëri, humbje shprese dhe ikje masive të kosovarëve nga Kosova. Këta dy faktor kanë ndikuar dhe ndikojnë edhe sot që dialogu me BE dhe Serbin po prolongohet kaq shumë. Skeptikët dhe armiqtë e Republikës së Kosovës ende nuk po mund të pajtohen se, Republika e Kosovës është fakt dhe nuk mund të zhbëhet. Për ta kuptua këtë, së pari duhet ta kuptojnë skeptikët brenda vendit dhe së bashku me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë të tregojnë skeptikëve ta jashtëm, sidomos në Evropë se, Republika e Kosovës duhet të bëhej dhe që sa më shpejtë BE si tërësi, edhe pesëshja e tyre që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ta njohin Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran. Këto 10 vitet e fundit, Kosovën e kanë sjell në udhëkryq të madh, të bëhet Shtet apo të zhbëhet? Unë mendoj se, kthim mbara nuk mund të ketë. Së paku ne nuk duhet, por edhe nuk mund as ta bëjmë. Vetëm se e dëmtojmë edhe më shumë se deri më tani. Sa i përket të mëdhenjve dhe planeve të tyre për të armën, ndoshta mund të ketë vend për të analizuar, por pas një të ardhme më të largët. Pa përmbylljen e shtetësisë së Republikës së Kosovës nuk ka, as siguri, as zhvillim ekonomik, as demokraci dhe as ndalje të ikjes së rinisë nga Kosova. Tani kanë fillu edhe pleq me ik , me mundësin e bashkimit familjar edhe për prindërit që nuk kush me i mbajt në Kosovës. Kjo është shpërngulje dhe gjenocid modern që po i bëhet Kosovës në këtë kohë. Kjo gjendje duhet të ndalet urgjentisht, me çdo çmim. Për shkak të këtyre rrethana, Republika e Kosovës po mbahen e izoluar dhe e mbyllur, pa pasur mundësi të lëvizin pa viza në vendet e BE. Edhe kjo është bërë me qëllim. Për skeptikët e jashtëm se, Kosova nuk mund të bëhet shtet, kurse për skeptikët e brendshëm se, shqiptarët e Kosovës janë shqiptar dhe duhet të marrin pasaporta dhe shtetësi të Shqipërisë dhe të lëvizin lirshëm si qytetarët e Shqipërisë, sepse, sipas tyre, ashtu-kështu Kosova do ti bashkohej Shqipërisë, sepse nuk mund të bëhej shtet i Pavarur dhe anëtar i OKB, sepse, gjithmonë sipas tyre, kjo nuk duhet të lejohet sepse shqiptarët e Kosovës do ta humb identitetin si shqiptar dhe do të krijohet kombi Kosovar. Absurditet ky i llojit të vet. Këto iluzione, i kanë fut në lajthitje shumë njerëz dhe shumë qarqe ndërkombëtare, qoftë ata që janë skeptik, qoftë ata që janë armiq të Republikës së Kosovës dhe Amerikës. Por edhe kjo ide, si duket do të varroset, pasi BE ka vendosur që, më në fund, edhe pse me vonesë, që qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga data 1 Janar 2024 do tu hiqen ndalesat për viza dhe nga kjo datë kosovarët do të lëvizin në BE pa viza, rrethanë kjo që do të hap rrugë edhe për dialogun me Serbinë dhe përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Rrethanë tjetër e favorshme për Republikën e Kosovës dhe që i dërmton skeptikët dhe armiqtë e Republikës së Kosovës, është edhe situata në Ukrainë, ku Rusia e ka humbur luftën, ju ka ndalur turri dhe përfundimisht po bie poshtë ideja e saj dhe skeptikëve të Republikës se, Rusia është e fortë, se BE nuk do të mund të mbijetoj dhe se, ajo do të prishej, dhe kështu Republika e Kosovës nuk ka më se ku të hyj dhe pastaj do të bashkohej me Shqipëri. Kurse për armiqtë tani nuk po flasim më. Pra lufta në Ukrainë i ka sqaruar disa gjëra. E para, se Rusia nuk është a fortë siç e ka paraqitur veten dhe i kanë besuar shumë injorant. E dyta, se BE nuk do të prishet (por ndodhi e kundërta, ajo (BE) u forcua edhe më shumë përkrah SHBA). Këto dyshime kanë rrjedhur edhe për faktin se, politika e më hershme të kohës së Knacelares Gjermane Merkel dhe e disa udhëheqësve Francezë e Austriak ishin të luhatshme dhe rrëshqitën në anën e Rusisë dhe të Putinit deri edhe te animi ka Kina e në Lindje më gjerë. Tani më këto dileme janë hequr përfundimisht. Dhe e Treta, u shuan dilemat se Republika e Kosovës do të prishet dhe se një pjesë e saj do ti bashkoj Shqipërisë e një pjesë Serbisë, ide kjo e kahershme e viteve të 70-ta por që tani e konsumuar dhe se tani më është e sigurte se, Republika e Kosovës do të bëhet. Rrethanë tjetër që do po krijohet pas luftë në Izrael, do të ndikoj dhe do të sqarohen situatat edhe më mirë në favor të Republikës së Kosovës si Shtet i Pavarur dhe Sovran, do të forcohen edhe më aleatët tanë në krye me SHBA, ku skeptikët për Republikën dhe armiqtë e saj do të marrin edhe një goditje, ndoshta të fundit për të mos u quar më kurrë. Tani jemi në pjesën e fundit të viti 2023, në kohën kur Serbia, Rusia dhe armiq tjerë të Republikës së bashku me skeptikët e brendshëm dhe të jashtëm për Republikës së Kosovës, e kanë kuptuar se Republika e Kosovës duhet të bëhet dhe e kanë intensifikuar dialogun ku janë thyer barrierat e lartshënuara dhe përfundimisht, tani si duket, do të filloj faza e fundit për përmbylljen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë situatë të re, do të krijon kushte më të mira për sigurinë në Kosovë dhe rajon si parakusht kryesor i zhvillimit ekonomik dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, tani jemi në prag të fillimit të vitit 2004 kur qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në shtetet e BE, datë kjo shumë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, por edhe për rajonin e BE. Por, edhe pse kjo datë, pra janari i vitit 2004, pritet, edhe me entuziazëm edhe me frikë. Entuziazmi është se, tani më kosovarët do të jenë të lirë për të lëvizur kurse frika ekziston se, tani më, kosovarët do të largohen në mënyrë masive nga vendi sepse e kanë humbur shpresën se në Kosovë mund të jetohet. Pra, mendohej se, kështu Kosova do të zbrazet dhe me këtë fenomen do të ndryshoj edhe harta demografike e saj në disfavor të Republikës dhe shqiptarëve si pjesë e saj. Kjo frikë nuk është e pakuptimtë sepse mund të sjellë situata të pa lakmueshme, kur dihet fakti se, në këtë gjendje varfërie, demokraci të brishtë, përndjekje të çlirimtarëve të UÇK, e shumë faktor tjerë që po e dëmtojnë Kosovën, nuk kanë të ndalur ende. Tani për tani, nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që kanë ndikuar që qytetarët e Republikës së Kosovës që i humben shpresat dhe filluan të mendojë vetëm për të ikur, kush nga sytë këmbët, siç thotë një fjalë e popullit. Në këto rrethana, duhet të jemi vigjilent dhe aktiv që të mos na ndodhë ajo që po na ndodhë tani, konkretisht pas viti 2019, kur ne mendonim se do të ktheheshin edhe ata që kishin ikur më herët, ikën edhe këta që ishin këtu den-baba-den. Megjithatë, edhe përkundër faktit se, situata e krijuar në 10 vite e fundit ka krijuar gjendje jo të mirë, ne, ata që u sakrifikuam kur ishin kohërat më të vështira në përballje me armikun dhe okupatorin serbo-sllav, por edhe ata që mendoj si na dhe më mirë se na për të bërë Republikën e Kosovë, si dhe ata që dëshirojnë të jetojnë në Republikën më të re të Evropë, në Kosovën martire, duhet t’i mbledhim forcat dhe të përballemi me këto të këqija, të shporrim skeptikët dhe kundërshtarët e Republikës së Kosovës dhe ta marrim në duar tona Republikën për ta bërë dhe për ta anëtarësuar në OKB, BE, dhe në NATO. Pastaj të zhvillohet Kosova, të kthehet shpresa, të ndalet ikja e rinisë jashtë vendit deri edhe të krijon kushtet për tu realizuar ëndrra shekullore e shqiptarëve për integrimin e shqiptarëve në rajon dhe kthimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë në Republikën e Kosovës. Urgjentisht ta kthejmë Republikën e Kosovës në krah të miqve tanë euroatlantik dhe në bashkërendim me ta të përmbyllim dialogun me BE dhe Serbinë ashtu që, Republika e Kosovës të merre rrugën e saj për integrime euroatlantike dhe anëtarësim në OKB, BE dhe NATO. Pa Shtet nuk ka Pushtet. Pa Shtet nuk ka Siguri. Pa siguri nuk ka zhvillim ekonomik. Pa zhvillim ekonomik nuk ka shpresë për të jetuar në Republikën e Kosovës. Pa të gjitha këto që u shënuan më lartë, nuk ka stabilitet demografik në Republikën e Kosovës. /www.qendrapress.com/