Rikthimi i shpirtit poetik tek rrënjët e të parëve- promovon veprat në Prizren- Armenida QYQJA.

Një rrugë e gjatë, një damar gjaku që koha dot s’e zbehu…Do të shkel në udhët ku shkeli hapat e parë nona ime Gjyle Prenga (Lumezi) do të shkel ndoshta në udhët ku ajo ka shëtitur me gjyshin tim pas punës në telegraf. Dhe më pas…më pas do të merrte mbiemrin krutan, Berberi dhe do ta linin pas Prizrenin. Trashegova nga ata dashurinë për librim, dijen dhe Zotin. Shpresoj t’i jap një buzëqeshje atje lart, mbi kalanë Prizrenit, valën e lumit, urën që kalonte për të vajtur në kishin, në shkollën e murgeshava. Ndiej se nuk është një promovim libri, por një zë, një varg në tokën e saj./Armenida QYQJA/