Rruga Prizren-Tetovë, Kurti: Për Kosovën ka rëndësi strategjike
Kryeministri Albin Kurti thotë se ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë për Kosovën ka rëndësi strategjike dhe ofron perspektiva te reja.
Siç thekson Kurti, “ndikimi i saj është shumë më tepër regjional sesa lokal”.
“Me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë lidhen dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e Malit të Sharrit. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre përveçse i ofron dy qytete e dy shtete ajo mundëson hapjen e një korridori te ri rrugor që ka ndikim në rajonin e gjithë ballkanit. Kjo rrugë do të mundësojë krijimin e një rruge më të afërt tokësore mes Selanikut dhe Dubrovnikut, mes Sofjes dhe Podgoricës. Ndikimi i saj është shumë më tepër regjional sesa lokal. Për Kosovën kjo rrugë ka rëndësi strategjike dhe ofron perspektiva te reja për vendin tonë. Është realizuar studimi i fizibilitetit dhe nga varientet e ofruara ne jemi percaktuar per opsionin me tunel më të gjate. Kostot e mirëmbajtjes janë më të vogla”, tha kryeministri.