SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

                       Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj thotë se Shqipëria është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara përsa u takon aftësive mbrojtëse dhe ndihmës për Ukrainën.Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë së fundmi 17 milionë dollarë për ushtrinë e Shqipërisë.“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushatarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilar jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare”, deklaroi Begaj.Ai tha se këto buxhete ndahen në dy kategori.“Një buxhet janë grantet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila ështe me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse”.Gjenerali tha se Shqipëria nuk ka asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt.“Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”.Zyra e gjeneralit Milley tha se në takim u diskutua për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.Gjenerali Begaj foli edhe për blerjen e raketave Javelin dhe tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj për stabilitetin në rajon./VOA