Shkolla e Gjuhëve URA dhe të Qendrës së Provimeve të Gjuhës Gjermane URA në Prizren,nikoqire  të  Ambasdorit të  Austrisë

                     Sot, më 21.05.2026, në ambientet e Shkolla e Gjuhëve URA dhe të Qendrës së Provimeve të Gjuhës Gjermane URA në Prizren, qëndroi për vizitë Ambasadori i Austrisë i akredituar në Kosovë, Mag. Georg Schnetzer. Në shoqëri të ambbasdorit ishte edhe përfaqësuesi i ÖSD nga Austria, z. Lazim Ahmedi. Mysafirët u pritën nga udhëheqësi i shkollës dhe kryesuesi i provimeve, prof. Neki Jahaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë vizitës, ambasadori u informua nga afër për veprimtarinë dhe punën e përditshme të shkollës, organizimin e kurseve të gjuhës gjermane, si dhe funksionimin e Qendrës së Provimeve të ÖSD në Prizren, e cila tashmë ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe certifikimin gjuhësor të kandidatëve në rajon. Në kuadër të takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe arsimor ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për interesimin në rritje të të rinjve për mësimin e gjuhës gjermane. Ambasadori pati rastin të njihet më shumë edhe me jetën kulturore dhe historinë e qytetit të Prizrenit, duke vlerësuar diversitetin dhe trashëgiminë e pasur kulturore të tij. Në kuadër të qëndrimit në Prizren, ambasadori vizitoi edhe Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u prit nga udhëheqësi i muzeut, Dr. Parim Kosova. Gjatë kësaj vizite, ambasadori u njoh nga afër me rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe rolin e saj në historinë kombëtare shqiptare. Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke theksuar rëndësinë e arsimit, komunikimit ndërkulturor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve arsimore dhe kulturore./QendraPress/