Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Prizren, ka dhuruar 50 pako ushqimore për Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Prizren, ka dhuruar 50 pako ushqimore për Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, në kuadër të aktiviteteve humanitare për festën e Kurban Bajramit. Nga kjo organizatë është bërë e ditur se pakot do të shpërndahen tek familjet në nevojë përmes Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prizren njofoton Isa Berisha kryetar i OVL-së dega në Prizren.