“SHPËRNDARJA E VIRUSIT NUK NDALOHET AS ME GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME”

0

“Shpërndarja e virusit nuk ndalohet as me gjendjen e jashtëzakonshme”

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19, është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit, njofton Insajderi.

Qehaja ka shkruar në Facebook se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës.

“Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *