Situata me COVID-19 në rajon alarmante, në Kosovë 324 raste aktive

0

Kosova gati që dy vite po ballafaqohet me pandeminë e COVID-19, njëjtë si shumë shtete tjera, mirëpo në krahasim me vendet e rajonit shifrat ditore janë të ulëta.Në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, gjendja me COVID-19 është alarmante, ku në Shqipëri, për 24 orë katër persona kanë vdekur dhe 400 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje për 13 raste të reja me COVID, ndërsa ka bërë të ditur se numri total i rasteve aktive është 324.3 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹNga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. ℹNë total numri i rasteve aktive është 324/Reporteri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *