Sot, personeli i QKMF-së Prizren, ngre zërin lartë- JO NË EMRIN TONË!

Sot, personeli i QKMF-së Prizren, ngre zërin lart e qartë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Çlirimtarët tanë nuk mund të dënohen, në emrin tonë!
Ne, si staf shëndetësor, që çdo ditë me përkushtim e vetëmohim shpëtojmë jetë, e dimë mirë se çfarë do të thotë dinjiteti, sakrifica dhe e vërteta. Ashtu siç i mbajmë me krenari e pastërti mantilat e bardhë, sot mbrojmë me të njëjtën krenari e pastërti luftën tonë çlirimtare.
Pastërtia e UÇK-së nuk është e negociueshme; ajo është e shkruar me gjakun e bijave e bijve më të mirë të këtij vendi. UÇK-ja nuk është thjesht histori — është e shenjtë! Sakrifica e çlirimtarëve është e paprekshme dhe e paharrueshme.
Sot, zëri ynë nuk është thjesht një reagim, është një bashkim i pashmangshëm i zemrave tona: JO NË EMRIN TONË! Ngritën zërin sot ata.