Sot, u përkujtua Heroi I Kosovës Halil Muhamet Gashi nga Landovica 

  Data e 2 Majit është një ngjarje e madhe jo vetëm për familjen Gashi nga Landovica e Prizrenit, por për gjithë Kosovën, pasi 27 vite më parë, ra dëshmorë në përgatitje ushtarake në ‘’Mollëza’’ të  Burrelit, ku ishte  pjesë e UÇK-së, i riu  që  ishte atdhetar i dëshmuar Halil Muhamet Gashi. Dëshmori Halil Gashi ka përmendoren e tij në qytetin e Burrelit, dhe përkujtohet çdo 2 Maj nga familjarë e bashkëluftëtarë të tij. U bënë 27 vite nga rënia e këtij dëshmori, duke ju bashkëngjit shumë bashkëluftetarve  në Landovicë, Halil Gashi herët ishte kyqur në  UÇK Me fillimin e luftës dhe pas rënies së dëshmorit të parë  Përparim Thaçit,  në mesin se shumë ushtarëve  ishte Halili ,njëri ndër  ata që  filloi  bartjen  e armatimit nga Shqipëria pastaj në angazhimet që i caktonin duke i pritur e përcjellë grupet e ushtarëve për ne Shqipëri e anasjelltas , Halili pas betejës së 26 marsit në Landovicë  detyrohet që ti bartë te plagosurit, por edhe ti largojë familjet nga fshati ku mbeten mbi 18 civil të vrarë nga granatimet, por edhe ekzekutimet në fshat,nga aty kalon në Shqipëri ku angazhohet ne Brigadën  128 ,gjatë ushtrimeve  të tija si një ushtar i dalluar bie   për të mos vdekur kurrë, Halili  ishte dhe mbetet një  nga  figurat e lavdishme të UÇK-së.Lavdia e Dëshmorit Halil Gashi,jo vetëm në fshatin  Landovicë , por, edhe në  qytetin e Burrelit, emri I këtij dëshmori tashmë është bërë një simolik e fuqishme. Sot në shenjë nderimi   për veprën dhe pavdekësinë e këtij dëshmori u organizuan homazhe në  varrezat e  Dëshmorëve në Landovicë, ku ishiën  familjarë  veteranë, bashkëlufëtarë dhe institucione komunale dhe  subjekte  politike./QendraPress/