Sot, u përkujtuan  dëshmorët e UÇK-së në Kompleksin Memorial në Gorozhup, në 27-vjetorin e rënies së luftëtarëve të Brigadës 128.

        Sot, u përkujtuan me nderim dhe respekt dëshmorët e UÇK-së në Kompleksin Memorial në Gorozhup, në 27-vjetorin e rënies së luftëtarëve të Brigadës 128, të rënë heroikisht gjatë Operacionit “Shigjeta” në Gorozhup dhe Pashtrik.

“Sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës mbetet frymëzim i përhershëm për ne dhe brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj./QendraPress/