Spanja më të saktë nga penaltitë, eliminon Zvicrën dhe kualfikohet në gjysmëfinale të “Euro 2020”

0

                           Spanja është gjysmëfinalisti i parë në Kampionatin Evropian.120 minuta lojë u mbyllën me rezultatin e barabartë, 1-1 dhe gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive.Nga 11 metershet më të mirët i treguan spanjollët, duke triumfuar 3-1.Ishte një ndeshje e zjarrtë për 120 minuta.Pjesën e parë dominoi më shumë Spanja dhe kështu e gjeti golin e epërsisë në minutën e tetë, që u shënua si autogol pas devijimit të Zakarias. 1-0 për Spanjën u mbyll pjesa e parë.Në pjesën e dytë Zvicra u duk krejt tjetër skuadër dhe pas një loje të bukur dhe disa tentimeve, e gjetën golin e barazimit, shënoi për 1-1 Xherdan Shaqiri për 1-1 në minutën e 68’.Pak minuta më vonë, në atë të 78’ Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë, Remo Freuler ndërhyri ashpër në Gerrard Moreno, duke u përjashtuar direkt me të kuq.Sikur nuk i mjaftoi kjo Zvicrës që pak më vonë, mbeti edhe pa Xherdan Shaqirin, i cili u zëvendësua shkaku i disa shqetësimeve në gjurin e djathtë.Ashtu si koha e rregullt, edhe 30 minuta vazhdime u mbyllen me rezultatin e barabartë 1-1.Me një lojtar më shumë në vazhdime, Spanja e kërkoi vazhdimisht golin duke sulmuar non stop portën e Sommer, por portieri i Zvicrës bëri pritje fantastike duke pritur goditje të njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *