Tahiri: Shkarkimi i ambasadorit Berishaj rrezikon të tërheqë pas vetes edhe Kurtin e Osmanin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se afera me përmasa                    milionëshe e Martin Berishajt duhet të hetohet nga një trup special, apo task forcë me prokurorët më të mirë që i ka Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se dorëheqja e Ambasadorit Berishaj nuk është çështje opsionale më.E sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, me dorëheqjen e Berishajt, ai do marrë pas vetes edhe Kryeministrin e Presidenten e vendit.“Faktet e reja të publikuara në mediat tona për përmasat milionëshe të aferës së Martin Berishajt dhe implikimet e financimit nga mafia energjetike të fushatave zgjedhore, që në Kosovë kanë prodhuar një kryeministër dhe një presidente, duhet të hetohen nga një trup special apo një Task Forcë me prokurorët e hetuesit më të mirë që i ka Kosova, e ngarkuar ekskluzivisht me këtë qëllim. Natyrisht, shkarkimi i Ambasadorit Berishaj nuk është më çështje opsionale, përveç nëse ai, siç edhe po duket, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe kryeministrin edhe presidenten”, ka shkruar Tahiri në Facebook.Nga kjo parti gjatë ditës së sotme, nënkryetarja Vlora Çitaku në konferencë për media tha se prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje e thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit, por duhet të insistohet që të zbardhet pasi imazhi i Kosovës si shtet nuk duhet të dëmtohet më tej.“Në dimensionin e lidhjes që bënë bashkë Berishajn dhe Kurtin, një gjë është e qartë, prapa ambasadorit Berishaj fshihet një lidhje shume thellë e pushtetit me mafinë energjetike të vendeve te rajonit. Jemi të bindur se për të shërbyer si Ambasador është tema e fundit për të cilën preokupohet Berishaj e mendon Kurti, por duhet të insistojmë që derisa te zbardhet imazhi i Kosovës si shtet të mos dëmtohet edhe më tej”.