Takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ka trajtuar shumë çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve

                Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur takimin radhës . mbledhja e cila është ftuar nga kryetari Shaqir Totaj,e ku morën pjesë edhe anëtarë të këtij Këshilli,lidhur me pikën e vlerësimit të takimeve me qytetarë, nxënës, këshillat e prindërve, kryetar të Bashkësive Lokale, raport policia e Kosovës dhe për temat e objektivat nga takimet si dhe raport nga drejtoria e arsimit dhe administratës ishin pikat e referimit,ku ishte edhe drejtoresha Ramize Shala. Këtë takim e hapi kryetari i Komunës Shaqir Totaj, duke ia dhënë fjalën përfaqësuesit të policisë ,ku fillimisht informimi filloi nga stacioni policor ‘’Alfa’’ ku raportoi Xhevdet Malësori ,derisa nga trafiku raportoi Rafet Berisha,Kurse zëdhënësi toger Shaqir Bytyçi njoftoi për bashkëpunimin që ka policia me institucionet. Inserte Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj,duke raportuar lidhur me arsimin tha se në shkollat tona jemi mirë të organizuar, kurse kemi sigurime të mira në shkollat dhe ambientet e shkollave. Bashkëpunim me komunitetin dhe qytetarë kanë krijuar në raport pozitiv. Inserte Drejtori i Administratës Edin Shehu, raportoi siç tha si për aktin më të mirë që komuna tashmë ka bërë zgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive Lokale, i cili tha se një kohe të gjatë që kishte pas ushtruesit e detyrave tashmë i kemi 40 Bashkësi Lokale dhe tashmë kemi kryetar të zgjedhur dhe sot,do të u ndahen edhe vendimet për ata. Numri i pjesëmarrësve ka qene i madh ku ka pasur disa mijëra pjesëmarrës e ku më së shumti ka pasur në fshatin zhur e më shumë në qytet në lagjen ‘’Bajram Curi’.Kryetarët e rinj do të kenë mandat 4 vjeçar. Inserte Pastaj anëtarë të KKSB, parashtruan edhe disa nga pyetjet e tyre .Pastaj Fatmir Memaj në emër të drejtorisë së Inspektorateve raportoi lidhur me të drejtat dhe obligimet që ka kjo drejtori. Kurse ne merr ët drejtorisë së kulturës njoftoi Veton Xhemaj lidhur me ndërtimi e objektit të Bibliotekës ndërkomunale., Kurse drejtori i Punës dhe Mirëqenies Rasim Demiri,njoftoi lidhur me banesat solidare në Petrovë Inserte Kurse drejtori i Bujqësisë Bexhat Bytyçi,njoftoi lidhur me trajtimin e qenve endacak . Tashmë është kryer edhe zgjedhjen e vendit për qentë dhe do të ngrihet së shpejti strehimorja për qentë endacak. Inserte Haki Rashtana, pyeti për mungesat e ndriçimit publik dhe për respektimin gjuhëve zyrtare. Kryetari Totaj i dha sqarime,pastaj policia kërkoi që të bëhet edhe një sigurie shtuar këtë javë. Kurse drejtoresha e Emergjencave njoftoi për kamerat ne OSHP dhe ,po presim zyrtarisht te njoftohemi e pa ashtu edhe për pagesat besojmë se do të bëjmë kemi një zgjidhje për këtë. Kurse u diskutua edhe rasti për teleferikun për kala , tek Marashi. Kryetari Totaj premtoi se asnjë veprim jashtë ligjit dhe pronës nuk do te bëhet. Kurse drejtori Demiri njoftoi edhe per masat qe lidhen me lypsarët.