Takimi letrar’’Stinët poetike’’ me poetin Hazir Luta, organizuar nga  Sh,B’’Fidani’’

    Të  premten pasdite në  lokalet  e SHKA’’Agimi’ u organizua një  event kulturor tashmë  në  format  tjetër, si takim letrar’’Stinët poetike’’ me poetin Hazir Luta, organizuar nga  Sh,B’’Fidani’, Fillimisht të  pranishmit  i ka përshëndetur drejtori i  Shtëpisë  Botuese  Berat Batiu, duke  potencuar se janë  disa vepra të autorit që sot  po i promovojmë. Kurse  për veprat e autorit   në aspektin e vlerësimit  letrar  ka lexuar kumtesën e  tij poeti prof Ilam Berisha, duke  e vlerësuar lartë  krijimtarinë  poetike të  autorit. Lidhur me këto vepra  edhe  krijuesi  Ibrahim Skenderi, ka uruar autorin e këtyre librave  që në këtë moshë ,tashmë ka krijuar një opus  të lartë e pasur  artistik. Poezi të  të autorit ka deklamuar poetja  Teuta A. Muji,derisa pika  muzikore  të përzgjedhura  interpretoi  profesoresha Kaltrina Krasniqi. Vetë  autori ka  falënderuar së pari shtëpinë botuese’’Fidani’ dhe  drejtorin Berat Batiu bashkë me gjithë ata  që kishin ndarë  kohë nga koha e tyre që të jen në këtë event të bukur kulturor. /www.QendraPress.com/