Të pavërtetat dhe shpifjet ndaj Dr.Sebajdin Gjinit Avokatët paralajmërojnë padi dhe kallëzim penal /Shkruajnë Avokatet –Gent e Blend GJINI

Ditë, më pare në njërën prej mediumeve të Kosovës ne programin e “Betimi për Drejtësi” ishte zhvilluar një emision kundrejt Dr.Sebajdin Gjinit e cili ne Spitalin Rajonal të Prizrenit poashtu mban edhe detyrën e shefit të repartit te Gjinekologjisë. Ky emision i transmetuar siç është parë nga shumë qytetarë të Prizrenit e më gjerë, aty ne fokus ka qen Dr.Sebajdin Gjini, që i njejti të njolloset dhe të linqohet nga akteret të cilet janë përfshirë në atë program përkatësisht bëhet fjalë për pacienten dhe bashkëshortin e pacientes, të cilët kanë lëshuar deklarata te pabazuara ne fakte dhe prova, me te vetmen qëllim qe Dr.Sebajdin Gjinin ta njollosin, dhe te dikreditojn. Pra duke ditur qëllimet dhe mënyrën se si ne ate program aty gjerat jane trilluar, ne Avokatet e Dr.Sebajdin Gjinit do të ushtrojmë padi civile për shpifje dhe shpërndarje të informacioneve te pavërteta Aludimet, se ku e kane mbështetur padrejtësinë pacienti dhe bashkëshorti i saj, kundër Dr.Sebajdin Gjini ata fokusohen se Dr.Sebajdin Gjini ata i kishte dërguar pa vullnetin e tyre në Spitalin Amerikan, e kur të njëjtit kanë dashur që lindja të bëhet në Spitalin e Prizrenit E vërteta!! Por edhe pse emisioni i realizuar nga “Betimi për Drejtësi” nuk ka qen fare objektiv me faktet dhe te vërtetat e ngjarjes, mjaftojmë te e analizojmë disa nga faktet e atij programi, pra nga prononcimi qe ka bërë bashkëshorti i pacientes, aty i njëjti pas rekomandimeve paraprake të Dr.Sebajdin Gjinit se “Jemi ne kohen e pandemisë te virusit kovid, duke thëne se ne spital te Prizrenit mbretëron papastërtia, dhe shumë fëmije të posalindur janë të infektuar me virusin kovid, këtu vet bashkëshorti i pacientes në prononcimin e tij e pranon se spitali i Prizrenit nuk është i pastër, aq me teper edhe thekson “se unë vet kam shkelur në loq në spitalin e Prizrenit ” pra kjo nënkupton se rekomandimet e Dr.Sebajdin Gjinit për kohën e lindjes dhe rrethanat lidhur me pandeminë e virusit kovidit, qe kane te bejn me lindjen mund të jenë të rrezikshme per pacienten dhe foshnjën e saj, andaj është rekomanduar qe operimi i lindjes te bëhet në një spital tjetër. Po ashtu janë faktet dhe provat qe do te prezantohen dhe demantohet ne gjykate se Dr.Sebajdin Gjini pacienten dhe bashkëshortin e saj, i njëjti assesi nuk i ka rekomanduar qe te njejtit te shkojnë ne Spitalin Amerikan, me prekteks se Dr.Sebajdin Gjini punon edhe ne këtë spital. Pra ne gjykate kur do te administrohen faktet dhe provat, aty do te kuptohet nga biseda që kane zhvilluar ne facebook Dr.Sebjadin Gjini me bashkëshortin e pacientes, se ne rastin konkret fare nuk permendet nga ana e Dr.Sebajdin Gjinit qe i njeti të i këtë rekomanduar të njëjtit që të shkojnë në Spitalin Amerikan Pra konsiderojmë se ndaj Dr.Sebajdin Gjinit, ky program ka qen ekluzivisht si fushat nga akteret e ndryshëm për interesa te ndryshëm, që të njëjtin ta diskreditojnë dhe ta njollosin, duke ju penguar edhe detyra si shef i Repartit të Gjinekologjisë, pra vet ne fund te programit nga deklarimet e pacientes dhe bashkëshortit te saj, aty del ta themi pika dhe qëllimi se qfar po kërkojnë te njëjtit pra “largimin e dr si shef i repartit te gjinekologjisë” ku te njëjtit haptazi kane deklaruar, pra këtu është nyja dhe kompleksi që kanë individët që Dr.Sebajdin Gjinin për punën e tij shume të mrekullueshme dhe të suksesshme, dhe si Dr shumë i dashur në qytetar të Prizrenit me gjer ta pengojnë, e mbase te shkarkohet nga detyra e shefit të repartit te Gjinekologjisë Si është e mundur!! Pra deri sa foshnja ka lindur ne gjendje të mirë shëndetësore nga operimi që ka bërë Dr.Sebajdin Gjini, në mënyrë shumë të suksesshme dhe profesionale, perse atëherë te bëhet ky program dhe te përdoren shpifjet pra kjo neve na le dyshime për tu nënkuptuar, se qëllimi dhe targeti ka qen Dr.Sebajdin Gjini që të njëjtin ta njollosin me çdo kusht dhe mjet per te ja arritur qëllimit te tyre, se po të ishte e kundërta që gjatë lindjes të kete komplikime dhe të rrezikohet shëndeti i foshnjës dhe pacientes, mbase këto gjera do kuptoheshin por që operimi dhe lindja ka qenë e suksesshme si për beben dhe nenën, dhe tani te behen shpifje dhe propaganda nga me te ndryshmet, ky rast eshte “Sui Generis” për historinë e Kosovës Pra ne avokatët e angazhuar te Dr.Sebajdin Gjinit do te ngrehim edhe si problamtik në vehte për mënyrën se si medium “Betimi për Drejtësi” ka incizuar në mënyrë të pa autorizime dhe të njëjtat i ka përdorur si fakte në emisionin e saj, pra ne avokatët për ketë do të parashtrojmë edhe aneksë në Asosacionin e Gazetareve te Kosovës, dhe padi penale per vepër penale të incizimit të paautorizuar, kjo ngase kjo mënyra e të berit “hetim” nuk hyn në fushën e kompetencave të tyre, por janë prokuroria dhe hetuesit qe kanë tager të bëjnë hetim dhe te inqizojn qytetaret, ngase mënyra si disa gazetar inqizojn vend e pa vend, lirisht mund te themi se cenojn privatës/www.QendraPress.com/