Totaj me prodhuesit e Prizrenit: Do të krijojmë Fond të veçantë për ngritje të kapaciteteve

0

Roli i ndërmarrjeve është shumë i madh për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit, andaj jo rastësisht përkrahja, krijimi i një fondi të posaçëm përprodhuesit, janë pjesë e Programit zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit, – kështu e ka nisur bisedën Shaqir Totaj, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit në takim me ndërmarrjen “Puntext”, e cila ndërmarrje ka krijuar për shumë pinonjës të jenë pjesë e kësaj kompanie.Ndërkaq përfaqësuesi i kësaj ndërmarrje prodhuese, pasi ka falenderuar kryetarin e ardhshëm të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka theksuar se gjatë katër viteve të shkuara na ka munguar përkrahja, stimulimi, por edhe mundësitë për të arritur më shumë në punën tonë. Ata kanë theksuar se përkundër kohës së pandemisë, në vend që ndërmarrjet tregtare të përkrahen, qeverisja aktuale ka dërguar suficit memilion buxhet të komunës e nuk e ka parë të udhës që të përkrahen bizneset. Andaj shpresojmë se me fitoret e PDK-së do të kemi një tretman më ndryshe, dhe jemi të bindur për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *