Tre avokatët e Popullitë të; Kosovës,Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, kanë nënshkruar memorandum marrëveshje për bashkëpunmim institucional.

Sot në mjediset e hotel ‘’Premium’’ në Prizren janë bërë bashkë : Naim Qelaj, Avokat i Popullit, të Kosovës – z. Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Shqipërisë – dhe z. Faton Selami, Avokat i Popullit, Maqedonia e Veriut ku me këtë rast kanë mbajtur sesionin për ; Bashkëpunim ndërinstitucional në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët e ku kanë diiskutuar mbi temat: – Çështjet civile dhe familjare me element ndërkufitare (martesat, regjistrimi civil, dokumentacioni personal, njohja e akteve dhe vendimeve) – Roli i institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtës për shëndet – Qasja e qytetarëve në shërbime publike dhe administrative në shtetet respektive – Mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge dhe kategorive të tjera të cenueshme – Bashkëpunimi për trajtimin e rasteve individuale që përfshijnë më shumë se një shtet – Të drejtat e personave të privuar nga liria gjatë orëve të para të intervistimit dhe roli i regjistrimit audio-viziv në garantimin e një procesi të rregullt ligjor për këtë kanë folur për mikrofonin tonë avokatët e popullit të tri shteteve.
Me këtë rast e kanë bërë nëshkrimin zyrtarë të memomrandum marrëveshjes , ku
marrëveshja është bazuar në parimet ndërkombëtare që rregullojnë punën e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Parimet e Parisit dhe Parimet e Venecias, si dhe reflekton angazhimin e përbashkët të tri institucioneve për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
Përmes kësaj marrëveshjeje, palët angazhohen të intensifikojnë dhe strukturojnë bashkëpunimin e tyre në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, parandalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues, luftimin e diskriminimit, mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, përmirësimin e kushteve në vendet e privimit nga liria, promovimin e qasjes në drejtësi, adresimin e sfidave që lidhen me mjedisin dhe klimën, si dhe mbrojtjen e të drejtave digjitale në epokën e teknologjive të reja. /QendraPress/