Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

0

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi një tren e ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës.Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *